Google search engine
Home Politike Muharrem Xhafa: Rrëzimi i bustit skenar i mirëmenduar i Ramiz Alisë, bashkëpunoi...

Muharrem Xhafa: Rrëzimi i bustit skenar i mirëmenduar i Ramiz Alisë, bashkëpunoi ngushtë me PD dhe Berishën, liruan në fshehtësi bulonat

0
568

Sot shënohen plot 29 vite nga rrëzimi i bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt 1991 mijëra studentë e qytetarë vërshuan në sheshin “Skënderbej”, duke hedhur në tokë shtatoren e diktatorit. Mbi këtë ngjarje gjithmonë ka pasur debate, pasi të shumtë janë ata që mendojnë se gjithçka ishte e inskenuar nga pushteti i asaj kohe. Një ndër ta është edhe Muharrem Xhafa, ish-funksionar i Partisë Komuniste. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Muharrem Xhafa ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje, duke deklaruar se rrëzimi i bustit ishte një skenar i mirëmenduar i vetë Ramizë Alisë, i cili bashkëpunoi ngushtë me Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Xhafa shtoi më tej se shtatorja e ish-diktatorit ishte një gjemb në sytë e Ramiz Alisë, duke shtuar se ky i fundit i di mirë të gjitha detajet, madje edhe lirimin në fshehtësi të bulonave dhe vidave. “Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës, më 20 shkurt 1991, ishte pjesë e një skenari (plani) të ndërtuar me imtësi e hile prej Ramiz Alisë dhe bashkëpunëtorëve të tij, për përmbysjen e socializmit në vendin tonë. Pa asnjë mëdyshje, kjo ishte loja që bënte R. Alia me PD-në dhe Berishën, e detajuar në fshehtësi të plotë prej R.Alisë, ish-Sekretari i Parë i KQ të PPSH-së dhe Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor! Për shkak të personalitetit të fuqishëm që Enver Hoxha përfaqësonte, monumenti i tij ishte gjemb në sytë e Ramiz Alisë, të Hekuran Isait e të ndonjë tjetri. Këto “figura” i dinin të gjitha prapaskenat e rrëzimit të Monumentit të Enverit, deri dhe ditën e orën, madje edhe se cilët do të lironin vidat e bulonat. Vetëm pastaj falangat e reaksionit të vjetër, të llumit të socializmit dhe drejtues “demokratë” të PD-së, të miratuar prej Ramiz Alisë, do t’u prinin “turmave” drejt destinacionit të përcaktuar : Monumentit”, tha Xhafa.

Ja pse nuk u mbrojt busti

Më tej në reagimin e tij, Muharrem Xhafa u shpreh se busti i ish-diktatorit Enver Hoxha nuk u mbrojt nga organet e rendit, pasi sipas tij punonjësit u nxorën jashtë loje nga Ramiz Alia. Xhafa shtoi më tej se rrëzimi i bustit u cilësua si një veprim kriminal i Ramiz Alisë. “Jo pa qëllim, rrëzimi i Monumentit të Enver Hoxhës u përcaktua si veprimi kanibalesk e kriminal i fundit prej Ramiz Alisë, për t’i dëshmuar botës borgjeze se socializmi mbaroi dhe në Shqipëri, mision që Ramiz Alia e kreu me mjeshtri, për t’ia pasur zili edhe CIA e SHBA-ve. Përrallat e netëve të dimrit të shkurtit se Monumentin e Enver Hoxhës e rrëzuan forcat e reaksionit e të llumit socialist i besojnë budallenjtë, jo njerëzit atdhetarë! Pushteti popullor ishte në gjendje t’i bënte zap falangat “demokratike” për tre minuta, në emër të popullit e të ligjit, pa qenë nevoja të ndodhte ndonjë tragjedi si ajo e 21 janarit 2011. Monumenti i Enverit nuk u mbrojt, sepse pushteti, organet e mbrojtjes së rendit e Partia e Punës u nxorën që më parë jashtë loje nga Alia e vegla e tij, Hekuran Isai, bashkë me ndonjë tjetër rreth kupolës së tradhtisë. I themi hapur opinionit publik, rinisë në veçanti, se Monumentin e Enver Hoxhës nuk e rrëzoi populli shqiptar”, tha Xhafa. Sipas ish-funksionarit të Partisë Komuniste, bustin e ish-diktatorit nuk e rrëzoi lëvizja popullore, por tradhtia. “Monumentin e Enver Hoxhës e rrëzoi tradhtia, jo populli e Partia, veprim që e vërtetuan në vijim ngjarjet që çuan në rrëzimin e socializmit, udhëhequr nga Ramiz Alia. Kushdo që më 20 shkurt, feston rrëzimin e Monumentit të Enverit, feston kot. Se është rrëzuar e hequr zvarrë jo Enver Hoxha, po një grumbull hekurash të monumentit të tij. Enver Hoxha rron e do të rrojë në shekuj. Ai e ka monumentin më madhështor, se ai prej bronzi e hekuri, në ndërgjegjen e kombit, në gjakun e në shpirtin e popullit. Enverin e kërkon të vijë populli, ndaj është i përjetshëm”, tha Muharrem Xhaf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here