Google search engine
Home Politike Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, publikon mesazhin e fortë që në mëngjes:...

Meta nuk iu ndahet kërcënimeve, publikon mesazhin e fortë që në mëngjes: T’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që përdhunon Kushtetutën!

0
342

Presidenti Ilir Meta duket se është i vendosur në krijimin e destabilitet në vend dhe nuk i ndahet idesë se maxhoranca po përgatiste një grusht shteti.

Mëngjesin e sotëm Meta iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në 2 mars të dalin në bulevard për t’iu kundërpërgjigjur grushtit të shtetit që sipas tij po përgatiste qeveria.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here