Google search engine
Home Bota Dje foli për konfliktin Kosovë-Serbi, Donald Trump i cakton detyrën e re...

Dje foli për konfliktin Kosovë-Serbi, Donald Trump i cakton detyrën e re të besuarit të tij Grenell

0
345

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur në krye të Zbulimit Kombëtar, diplomatin Richard Grenell. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, ku më pas është publikuar edhe nga mediat e huaja në vend.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të.”– ka shkruar Trump në Twitter.

Postimi i Trump

Posti i ri që Grenell ka marrë ditën e djeshme si Drejtorit i Zbulimit Kombëtar luan rolin e një mbikëqyrësi të Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës ku gjithësej janë anëtarë 16 agjenci të ndryshme zbulimi, ku mes tyre më e njohura prej  të gjithave është CIA.

Sipas mediave të huaja ambasadori amerikan Grenell kishte kërkuar më herët  të largohej nga detyra në Gjermani, pasi dëshira e tij ishte të punonte në një nivel tjetër qeveritar nga sa kishte arritur./CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here