Google search engine
Home Bota Atentati që tronditi Gjermaninë, zbulohet letra e racistit gjerman që ekzekutoi 10...

Atentati që tronditi Gjermaninë, zbulohet letra e racistit gjerman që ekzekutoi 10 persona (Cila ishte arsyeja?)

0
447

Gjermania është zgjuar e tronditur nga 10 të vrarë në dy lokale nate në qytetin e Hanaut, pranë Frankurtit. Autori një shtetas gjerman, pas skenarit të tmerrshem vrau veten. DË duke iu referuar burimeve në polici shkruan se autorit i janë gjetur një letër dhe 1 video që janë duke u vlerësuar nga ekspertët. Hetimet i ka marrë ndërkohë përsipër Prokuroria e Përgjithshme gjermane. Sipas informacioneve të dpa-së, ka të dhëna se krimi ka për motiv urrejtjen ndaj të huajve, me shenjestër turqit dhe kurdët.

Gjithsej në Hanau humbën jeten 11 vetë, 10 të vrarë dhe autori që u vetëvra, ndërsa katër vetë janë plagosur. Edhe gazeta “Bild” shkruan, se autori i dyshuar ka vepruar me motiv ekstremist të djathtë. Autori i vrasjeve është një gjerman që ka pasur të drejtën e armës për gjueti. Në automjetin e tij është gjetur edhe municion luftarak, raporton “Bild” bazuar në qarqet e policisë.

Sipas njoftimeve të radios së landit Hesen, fillimisht u sulmua një shisha-bar në qytetin e Hanaut që frekuentohej nga kurdët dhe turqit. Dëshmitarë okularë kanë thënë, se ka pasur disa të shtëna, pastaj autori apo autorët janë larguar me automjet. Në lagjen Kesselstadt është qëlluar sërish në një shisha-bar tjetër. Edhe këtu ka pasur disa viktima. Të enjten në mëngjes, policia bëri të ditur, se ka gjetur kufomën e autorit të dyshuar në apartamentin e tij në qytetin Hanau. Aty forcat speciale gjetën edhe një person tjetër të vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here