Google search engine
Home Politike Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit, vjen reagimi i fortë i...

Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit, vjen reagimi i fortë i Spartak Brahos: Qesharake! Edi Rama grusht shteti kundër vetes? Ja kush mund ta bëjë!

0
326

Deputeti socialist i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka reaguar ashpër sot ndaj Ilir Metës, i cili deklaroi dy ditë më parë se mazhoranca po bën grusht shteti, duke tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes së komisionit, teksa diskutohej akti normativ “anti-KCK”, Braho u shpreh “Është absurde, si mundet që Edi Rama të bëjë grusht kundër vetes së tij. Opozita i organizon grushtet e shtetit. Mazhoranca e ka pushtetin pse do bëjë grusht shteti! Kështu kjo është jo vetëm qesharake por është një lloj justifikimi. Unë jam deputet i vjetër, kam qenë prezent kur Sali Berisha ka tentuar dy here të bëjë grusht shteti. Edhe njëherë po ju them nuk e bën grusht shteti mazhoranca sepse ajo e ka pushtetin. Kaq e thjeshtë është logjika.Nuk e bën grushtin e shtetit ai që është në pushtet. Grusht shteti, do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë, por si mund ti bjerë shumica pushtetit të saj. Kaq e thjeshtë është logjika”, u shpreh Braho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here