Google search engine
Home Bota Edhe virusi na paska preferenca, super studimi kinez nxjerr detaje mbi “zgjedhjet”...

Edhe virusi na paska preferenca, super studimi kinez nxjerr detaje mbi “zgjedhjet” e koronavirusit mes pacientëve

0
312

Të moshuarit, të sëmurët dhe burrat janë më të rrezikuar të vuajnë pasoja të rënda nga Covid-19. Për të konfirmuar rezultatet e një studimi të mëparshëm, u krye një super kërkim kinez i kryer mbi 44.000 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri në punën më të madhe që nga fillimi i epidemisë.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua për moshat mbi 80 vjeç. Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) tregojnë se mbi 80% e rasteve deri më tani kanë qenë të butë dhe se pikërisht të sëmurët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar.

Hulumtimi, i botuar në “Journal of Epidemiology’, gjithashtu tregon një rrezik të lartë për personelin mjekësor.

Raporti tregon se shkalla e vdekshmërisë së provincës “në sytë e uraganit” është 2.9% krahasuar me 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Rezultatet ngritën shkallën e vdekshmërisë totale të Covid-19 në 2.3%. Analiza e kryer tregon se 80.9% e infeksioneve klasifikohen si të buta, 13.8% si të rënda dhe vetëm 4.7% si kritike.

Numri i vdekjeve midis personave të infektuar, i njohur si shkalla e vdekshmërisë, mbetet i ulët, por rritet në mesin e njerëzve mbi 80 vjeç.

Për sa i përket gjinisë, studimi duket se konfirmon ndjesitë e para: burrat shfaqen më shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve vdekjeprurëse (2.8%) sesa gratë (1.7%).

Raporti gjithashtu identifikon sëmundjet para ekzistuese që i bëjnë pacientët në rrezik më të madh. Patologjitë kardiovaskulare janë në radhë të parë, pasuar nga diabeti, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe hipertensioni. Lajm i mirë për të vegjlit. Studimi identifikoi një shkallë zero të vdekshmërisë për fëmijët e vegjël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here