Google search engine

    Zbardhet shkresa e Dvoranit që alarmoi Metën, kreu i KED tregon si presidenti shkeli ligjin me Xhaferllarin, mandati në Kushtetuese i takon Vorpsit

    0
    422

    Zbardhet shkresa e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani që alarmoi presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit doli dje në një konferencë të posaçme për shtyp, ku sulmoi ashpër Dvoranin mbi konfliktin për Gjykatën Kushtetuese. Ajo që e ka alarmuar presidentin është një shkresë e Dvoranit drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ku i bën të ditur se anëtari i Gjykatës Kushtetuese është Arta Vorpsi. Letra që kreu i KED, Ardian Dvorani i ka drejtuar Ruçit mban datën 08.11.2019, para se Kuvendi të votonte dy emrat e tij për në Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Në letrën e siguruar nga gazeta, Dvorani i hapi rrugë Kuvendit që të zgjidhte Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin në seancë plenare, pasi sipas tij, Arta Vorpsi quhej e emëruar. Dvorani ka treguar dy raste që faktojnë tejkalimin e afateve: KED nuk ka pasur asnjë shkresë nga Meta dhe po ashtu asnjë njoftim në faqen online të Presidencës. Me këtë Dvorani i ka vënë kapak shkeljes së ligjit nga ana e Metës me dekretimin e Xhaferllarit. “Në referim të nenit 125 të Kushtetutës dhe të nenit 7/b, pika 4 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), duke qenë se afati 30 ditor i parashikuar nga këto dispozita përfundon në datën 07.11.2019, ditën e sotme dhe deri në çastin e dërgimit të këtij informacioni, pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk ka ardhur ndonjë njoftim nga Institucioni i Presidentit të Republikës për ushtrimin e së drejtës së Presidentit të Republikës për të emëruar një nga tre kandidatët e renditur në listën që ka miratuar Këshilli me vendimin e sipërcituar me nr. 132 date 21.09.2019. Gjithashtu, edhe në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës, në ditën e sotme, nuk rezulton të jetë bërë publike ushtrimi i së drejtës nga Presidenti i Republikës për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur me dekretin nr. 11133 datë 04.03.2019”, thuhet në letrën e kreut të KED, Ardian Dvorani.

    Mandati i Arta Vorpsit

    Më tej kreu i KED Ardian Dvorani tregon se si presidenti Ilir Meta shkeli ligjin me emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Duke iu referuar nenit 125 të Kushtetutës, Dvorani bën me dije se mandati i ligjshëm si anëtare në Gjykatën Kushtetuese i takon Arta Vorpsit, pasi në këtë nen theksohet se nëse presidenti brenda 30 ditëve nuk zgjedh një nga emrat e listës përfundimtare të KED, atëherë emri i parë në listë emërohet automatikisht si anëtarë Kushtetues. “Nëse i referohemi ligjit, në respekt të nenit 125 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 7/b të ligjit nr. 8577/2000 (i ndryshuar), që kanë sanksionuar se “Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar”, sipas Vendimit me nr. 132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kandidatja e renditur e para në Listën Përfundimtare, Znj. Arta Vorpsi konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në letrën që kreu i KED i dërgoi kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi. Kjo shkresë bëri që më pas të shtohet objekt në komisionin hetimor dhe kjo çështje është një ndër provat që ka marrë mazhoranca kundër Metës është letra në fjalë.

    Zbardhet shkresa e Dvoranit që alarmoi Metën, kreu i KED tregon si

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here