Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj edhe pse asnjëherë nuk e kishin pranuar publikisht marrëdhënien e tyre, i dhanë fund lidhjes pak kohë më parë pasi u publikua videoja me momente intime të këngëtares me Flori Mumajesin.
Mirëpo menjëherë pas ndarjes së tyre u përfol se Romeo kishte nisur një lidhje me blogeren Sara Kolami.

Mbrëmjen e djeshme Sara dhe Jonida janë përballur me njëra-tjetrën në një ambient në kryeqytet.
Takimi mes vajzave ka shkuar më së miri dhe kjo kuptohet nga videot që ato kanë postuar. “Kam një bjonde vagabonde”, dëgjohet të thotë Jonida dhe në një video tjetër i drejtohet: “Bjondja vagabondja nuk e ka rradhën sonte, ta them unë kur e ke rradhën”.









































