Google search engine
Home Lifestyle Pamje të frikshme/ Stuhia nuk pyet, imazhet e avionit 400 tonësh që...

Pamje të frikshme/ Stuhia nuk pyet, imazhet e avionit 400 tonësh që “shkundet” mbi pistë po qarkullojnë me shpejtësi (Video)

0
298

Një avion Airbus A380, aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, u detyrua të bënte një “lëkundje” spektakolare duke zbritur në fundjavë mes erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sipas medieve të huaja, duke u munduar të krijonte kontakte me tokën, aeroplani u largua ngadalë nga pista, para se të ndalej përfundimisht.

Aeroplani, i cili kishte fluturuar nga Abu Dhabi, zbarkoi në aeroportin kryesor të Londrës të shtunën kur dhjetëra fluturime u anu luan, për shkak të erërave deri në 68 km/orë.

Pamjet tregojnë aeroplanin që duket se “varet në ajër” ndërsa vjen në drejtim të pistës. Por edhe kur zbret në pistë, ai shihet duke u “lëkundur”.

Dy pilotët e Etihad janë vlerësuar në mediat sociale për trajtimin e tyre të aeroplanit, i cili ka një peshë maksimale uljeje prej gati 400 tonësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here