Operacioni Forca e Ligjit vazhdon aksionin për deklarimin dhe sekuestrimin e pasurisë të personave që dyshohet se e kanë vënë në rrugë të jashtëligjshme. Zëdhënësja e OFL doli në një deklaratë për shtyp, ku u dërgoj ultimatum dy emrave të radhës që të plotësojnë formularët.
Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Berat, njeri i denuar per prostitucion dhe tjetri per trafik narkotikësh në Itali. Bëhet fjalë për shtetasit Gazmend Mahmutaj, dhe Edison Çobo.
Gazmend Mahmutaj i dënuar me 25 vite burg për trafik droge, i cili njihet si një nga kriminelët e rrezikshëm në Berat.
Mahmutaj ka qenë i përfshirë dhe në dhunimin e një zyrtari të LSI-së, në vitin 2017, konkretisht kryetarit të LSI-së në Gjoroven të Beratit Krenar Shehu.
“Më kanë dalë përpara në lagjen Uznovë 3 kriminelët më famëkeq të Beratit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar me 25 vjet burg për prostitucion dhe trafik droge, Gramoz Toto i dënuar me 18 vjet për prostitucion dhe Ramazan Toto i dënuar me 18 vjet. Ditën për diell më kanë ndaluar me forcë, të shoqëruar nga shumë persona të tjerë dhe të armatosur me automatik dhe pistoleta më kanë shkatërruar makinën”, ka deklaruar drejtuesi i LSI-së në polici asokohe.
Edison Çobo, banues në Berat dhe i dënuar në Itali për trafik droge, i cili njihet ndryshe si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për shkak të veprave kriminale që ka kryer ndër vite.
Më mizorja ka qenë ajo e vitit 2013 ku 47-vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond Piti dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës .
Katër persona të maskuar dhe me armë janë futur nga dritarja e lënë hapur për shkak të vapës. Më pas janë ngjitur në katin e dytë të ndërtesës duke u futur në dhomën ku flinte biznesmeni 40-vjeçar Edmond Piti.
Ai është pronar i një karburanti në aksin nacional Berat-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kthesa e Çifligut” dhe i dy lokaleve në Tiranë, ndërsa dyshohet se shumën prej 20 milionë lekësh e kishte tërhequr pak ditë më parë për të hapur një tjetër karburant.
Në sajë të hetimeve dhe të dëshmisë së të dëmtuarit, autorët, që kanë qenë katër persona me maskë dhe armë, e kanë qëlluar me qytën e automatikut në kokë teksa ai ishte në gjumë. Ata e kanë dhunuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar t’u jepte çelësat e kasafortës.








































