Google search engine
Home Politike Meta paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit, vjen reagimi i menjëhershëm nga qeveria

Meta paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit, vjen reagimi i menjëhershëm nga qeveria

0
345

“Parlamentin do e shpërndajë populli”, pas deklaratave të Zëdhënësit të Presidentit të Republikës ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjet akuzon Presidentin se po synon rrëzimin e rendit kushtetues.

“Është në gjendje të rënduar psikologjike!”, shkruan Koçi.

Reagimi i Koçit ka ardhur pasi, në një postim në rrjet, Zëdhënësi i Presidentit shkruan “Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli.

Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here