Google search engine
Home Bota Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, ambasadori shqiptar në Kinë lëshon ALARMIN: Është...

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi, ambasadori shqiptar në Kinë lëshon ALARMIN: Është kërcënim global!

0
442

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja jep alarmin se kërcënimi nga koronavirusi, tanimë është global.

“Nuk ka tashmë asnjë dallim mes ushtarakut që niset në front dhe mjekut, ndihmësave, infermierëve e transportuesve të te infektuarve që bien në kontakt me raste të konfirmuara a të dyshuara të prekjes nga Coronavirus-i. Dje autoritetet kineze shpallën se ashtu si të rënët në betejë, edhe personeli shëndetësor që ka humbur e humb jetën ne betejën epidemike merr statusin e “dëshmorit të atdheut” (martyr). Ky status do te perfshije edhe persona te tjere që kane sakrifikuar jeten -sipas disa kritereve.

Sado që duket një masë e brendëshme, ky eshte nje tjeter tregues i angazhimit suprem të Kinës per te luftuar virusin dhe bllokuar perhapjen e tij. Siç thekson OBSH kërcënimi është global. Në këtë kuptim martirët kinezë në vijën e parë të luftës kundër CoV jane edhe ..dëshmorët tanë! Nderim të përjetshëm sakrificës së tyre”, shkruan Belortaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here