Google search engine
Home Bota Karantina lundruese po shndërrohet në vatrën më të madhe të të infektuarve...

Karantina lundruese po shndërrohet në vatrën më të madhe të të infektuarve me virus jashtë vendit të origjinës

0
351

Trageti “Diamond Princess”, i bllokuar në karantinë në Japoni, po shndërrohet në frikën më të madhe që i druhen autoritetet shëndetësore. Janë evidentuar 88 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në 542, më i madhi në një vend jashtë pikës së origjinës, Wuhan-i në Kinë.

Deri tani numri i personave që u janë nënshtruar analizave është 681, ndërsa ai i përgjithshëm i pasagjerëve në bordin e anijes kroçerë është 3700.

Deri tani janë evakuuar 338 amerikanë, të cilët u transportuan me avion në SHBA, mes të cilëve 13 të konsideruar “në rrezik të lartë”. Po ashtu, u evakuuan nga karantina lundruese edhe 22 italianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here