Google search engine
Home Aktualitet Ç’ndodhi në Tiranë sot? Sherr dhe përleshje masive mes shoferëve, situata del...

Ç’ndodhi në Tiranë sot? Sherr dhe përleshje masive mes shoferëve, situata del jashtë kontrollit, kërkohen përforcime të shumta nga polica, e pësojnë keq edhe efektivët (Pamjet)

0
438

Një aksident mes një furgoni dhe një makine është bërë shkak i një sherri mes drejtuesve të dy mjeteve dhe disa personave të tjerë pak minuta më parë në zonën e Selitës në Tiranë. 

Sipas dëshmisë së një qytetari për JOQ, personat që lëviznin me furgon donin të godisnin drejtuesin e makinës. Përleshja ishte e madhe dhe në fillim kanë ndërhyrë vetëm dy efektivë policie. Sipas dëshmitarit edhe efektivët janë goditur nga personat që ishin në furgon.

Është dashur ndërhyrja e shumë forcave policie që situata të normalizohej.

Qytetari shkruan: Te ura e selites. Ishin godit dy makina, nje fugon me kta t zinjt me nje pasat. Dhe kta t zinjt po benin debat e donin t godisnin personin qe i kishte kapur pak fugonin. N momentin qe erdhi policia, po i ndante ata filluan t perlesheshin me policin. Derisa u shtua nr i policeve dhe i kapen sepse n fillim ata e sulmuan policin dy prej tyre vun dor mbi policat.”

Ç’ndodhi në Tiranë sot? Sherr dhe përleshje masive

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here