Google search engine
Home Politike A mund ta shpërndajë Presidenti Parlamentin? Manja flet hapur: Atentati më i...

A mund ta shpërndajë Presidenti Parlamentin? Manja flet hapur: Atentati më i rëndë që mund t’i bëhet vendit!

0
365

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës kreu i Komisionit të ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentit të Republikës Ilir Meta.

I pyetur nëse mund ta shpërndajë Presidenti parlamentin, Manja tha se është absurde dhe ta mendosh dhe se do ishte një shkelje e rëndë.

“Presidenti është në një procedurë shkarkimi në Kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar kuvendi.

Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit.”, u shpreh Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here