Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje të reja për përplasjen me armë në qytetin e Korçës....

Zbardhen detaje të reja për përplasjen me armë në qytetin e Korçës. Dy vëllezër hedhin armën dhe largohen me vrap. Policia tregon çfarë ndodhi

0
326

Zbardhen detaje të reja rreth përplasjes me armë zjarri në qytetin e Korçës. Sipas te dhenave te para ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 17 te qytetit dhe ne konflikt jane perfshire dy vellezer qe jane zene me nje shtetas tjeter.  Per momentin eshte shoqeruar ne komisariat nje nga palet qe eshte perfshire ne konflikt ndersa te tjeret jane identifikuar, por jane ne kerkim nga policia.

Burime policore bejne te ditur se eshte qelluar ne ajer dhe se nuk ka persona te lenduar. Sipas policise, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here