Google search engine
Home Bota VIDEO/ Pamjet e frikshme të tragetit që gati sa nuk përmbytet në...

VIDEO/ Pamjet e frikshme të tragetit që gati sa nuk përmbytet në mes të stuhisë në det, alarmohen pasagjerët në bord

0
353

Pas “Kiarës” ishte radha e stuhisë “Denis” të shkaktonte përmbytje të mëdha, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, shpejtësia e të cilëve shkonte deri në 100 kilometra në orë. Brenda pak ditëve Britania e Madhe u godit nga dy stuhi, kjo ka shkaktuar panik dhe frikë. 

Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamjet e një trageti që për shkak të erës së fuqishme dhe dallgëve të larta lëkundet aq shumë saqë për pak sa nuk përmbytet. Mediat shkruajnë se falë aftësive të stafit, u bë i mundur ankorimi pa lënduar asnjë person.

Mbi 50 mijë pasagjerë u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të avionëve në aeroportet e zonave të goditura nga stuhia në Britani.

Vonesa pati edhe në transportin hekurudhor. Reshjet e dendura detyruan autoritetet të bllokonin edhe shumë rrugë automobilistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here