Tre automjete janë gjetur në det në Vlorë, në afërsi të portit. Paraprakisht mësohet se makinat janë futur për të tërhequr një varkë peshkimi dhe kanë ngecur.
Makinat janë një “Land Rover” dhe dy “Nissan”. Tre makinat në det kanë habitur jo pak qytetarët, teksa askush nuk di ta shpjegojë këtë ndodhi.
Sipas policisë, fuoristrada e cila ka dhe karelin tërheqës të mjeteve lundruese ka hedhur në det mjetin tip gomone dhe ka ngecur në rërën e detit.
Në ndihme për ta nxjerrë nga deti kanë shkuar dy fuoristrada të tjera të cilat dhe ato kanë ngecur në rërë.
Po tentohet për tërheqjen e tyre dhe nxjerrjen në breg. Ndërkohë policia po merr në pyetje pronarët e makinave dhe të gomones.









































