Pronarja e argjendarisë A. Balla që u grabit nga Astrit Thaçi në Elbasan ka dhënë dëshminë e saj. Ajo rrëfen për mediat se grabitësi i nxori armën duke i kërkuar florinjtë që kishte në sirtar. Më tej ajo tregon se në një moment që grabitësi po merrte florinjtë, ajo ka rrëmbyer armën e lënë në banak nga grabitësi dhe ka dalë menjëherë duke u futur në një dyqan tjetër.
“Ishte ora 12 e drekës kur grabitësi u fut në dyqan. Fillimisht mendova se ishte klient. Kur po I tregoja unazat më nxori pistoletën dhe më kërkoi florinjtë. U futa në një dyqan tjetër, grabitësin nuk e pashë nga shkoi”, thotë A.Balla.








































