Google search engine
Home Politike Konferenca e donatorëve në Bruksel për pasojat e tërmetit, Bashkimi Europian dhuron...

Konferenca e donatorëve në Bruksel për pasojat e tërmetit, Bashkimi Europian dhuron shifrën e madhe në ndihmë të shqiptarëve, Ursula Von der Leyen mesazhe të forta

0
352

Në nisje të konferencës së donatorëve në Bruksel, presidentja e KE-së, Von der Leyen u shpreh se do të ndihmojmë Shqipërinë.

Po ashtu ajo theksoi se nevojat e Shqipërisë janë të mëdha, por shtoi se BE do ta ndihmojë Shqipërinë t’ia fillojë nga e para.

Gjithashtu, presidentja e KE-së tha se përtej 15 milion eurove, BE jep 100 mln euro nga buxheti i BE-së.

“Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar 1 mld euro, vetëm Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë barrë. Ne i premtojmë popullit shqiptar që jemi aty, që solidariteti jonë do të fillojë të jetë po aq i fortë sa ishte në orët e para. Ne angazhohemi për rindërtimin në vazhdimësi. Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë që ta fillojë nga e para. Transparencë dhe llogaridhënie të plotë në terren. KE jep 100 mln euro nga buxheti i BE-së përtej 15 mln eurove” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here