Google search engine
Home Politike “Do tregoj fakte të rënda në Komisionin e Venecias”/ Meta në konferencë...

“Do tregoj fakte të rënda në Komisionin e Venecias”/ Meta në konferencë të jashtëzakonshme, lëshon ultimuatum: Nuk do lejoj instalimin e një grushti shteti në Shqipëri

0
276

Kreu i shtetit Ilir Meta tha se me ndryshimin e ligjit që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar “Krye-KÇK”, mazhoranca fyeu rëndë Komisionin e Venecias, i cili u thirr nga Kuvendi një ditë para miratimit të këtij ligji në seancë plenare. Meta foli për një grusht shteti të cilin ai nuk do ta lejojë. 

“Si president i Republikës së Shqipërisë, i këkroj ndjesë Komisiont të Venecias që u këqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimit të grushtit të shtetit.
Shqipëria edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit. Do të marr pjesë në seancën plenare në Komisionin e Venecias ku do të njoh të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda sesa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend”, u shpreh Meta në një dalje për mediat.

Miratimin e këtij ligji ai e quajti “nxitim në panik nga ana e mazhorancës”. “Fyerje e rëndë që i bëhet komisionit të Venecias, dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar mendimin e komisionit të Venecias”, tha Meta duke i kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, “që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funksion të realizimit final të grushtit të shtetit”. Ai theksoi se “nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti propagandë). 

Meta konfirmoi se do të marrë pjesë vet në komisionin e Venecias në seancë, “ku do t’i njohë të pranishmit – siç tha ai – “me fakte edhe më të rënda se sa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here