Google search engine
Home Aktualitet Dalin pamjet e momentit të grabitjes së argjendarisë në Elbasan/ Autori lë...

Dalin pamjet e momentit të grabitjes së argjendarisë në Elbasan/ Autori lë armën mbi banak, shitësja bën veprimin e papritur (Video)

0
450

Policia arrestoi të shtunën në mbrëmje Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc Neës, Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mënyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here