Google search engine
Home Aktualitet Ndihmonte grabitësin serial të fshihej pas çdo vjedhjeje, arrestohet 20-vjeçarja nga Tirana,...

Ndihmonte grabitësin serial të fshihej pas çdo vjedhjeje, arrestohet 20-vjeçarja nga Tirana, si bashkëpunonte me ‘tmerrin” e Durrësit

0
386

Policia e Shtetit ka zbuluar se grabitësi Astrit Thaçi nuk vepronte i vetëm, pasi ndihmohej nga një 20-vjeçare me banim në Tiranë. A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

Policia e Shtetit dha sot njoftimin zyrtar mbi arrestimin e 27-vjeçarit Astrit Thaçi, i cili dyshohet si autor i të paktën 8 grabitjeve në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Ai ka qenë i dënuar dhe më parë për vjedhje në Itali, ku dhe ka vuajtur një dënim me 7 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Trajektorja”.

Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th.

Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.

Në vijim të operacionit “Trajektorja”,  zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here