Pas vënies së një pakoje të dyshuar si eksploziv poshtë makinës, flet edhe administratori i Vllaznisë Suad Lici.
I pyetur nëse kjo ngjarja ka lidhje me detyrën e tij të Vllaznia, ai është përgjigjur se ka mundësi, por ia ka lënë në dorë në dorë organeve kompetente zbardhjen e ngjarjes.
“Pakon e pashë rreth orës 08:30, lajmërova policinë dhe kaq. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe asnjë problem. Ndoshta lidhet me detyrën, nuk e di. Le t’ia lëmë organeve kompetente, nuk jam unë kompetent, skam konflikt më askënd. Jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njerëz sqarime, i kam sqaruar dhe kaq. Sqarime në lidhje me sportin. Unë jam personi përgjegjës për mbarvarjtjen e punës, formacionin e bën stafi teknik me drejtorin sportiv. Unë kam plotësuar kërkesat e drejtuesve të klubit. Unë do të vazhdoj detyrën dhe sot do jem te ndeshja që do kemi. Ta lënë qytetin që të bëjë jetën e vet sportin. Do vazhdoj jetën time private. Jam njeri i lirë edhe pas kësaj ngjarjeje”, tha Lici për mediat.









































