Forcat xhiniere kanë çaktivizuar pakon me lëndë plasëse poshtë mjetit të administratorit të Vllaznisë Suad Lici.
Në pakon e mbështjellë me letër natriban mësohet se ka pasur rreth 150 gram tritol dhe është dërguar në laborator.
Kujtojmë se Suad Licit, mëngjesin e sotëm i është vendosur një pako me lëndë plasëse poshtë makinës së tij. Sasia e tritolit nuk ka shpërthyer.
Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka konstatuar lëndën eksplozive në automjetin e parkuar dhe ka njoftuar menjëherë policinë.








































