Google search engine
Home Aktualitet Trafikoi 14 mld euro drogë, ekstradohet drejt Francës “Eskobari” turk i kapur...

Trafikoi 14 mld euro drogë, ekstradohet drejt Francës “Eskobari” turk i kapur në Tiranë, zbulohet mesazhi dhe kërkesa e tij, kush është Faruk Baybasin anëtar i familjes “Baybasin”

0
378

U arrestua pak ditë më parë në Tiranë, por ditën e sotme autoritetet shqiptare kanë vendosur të ekstradojnë drejt Francës “Eskobarin” turk të drogës, Faruk Baybasin.

53-vjeçari Baybasin ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze, pasi akuzohej për trafik heroine, ndërsa ishte dënuar më parë në Francë me 30 vite burg.

“Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, mësohet të ketë thënë “Eskobari”, ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës.

Faruk Baybasin ishte anëtar i familjes “Baybasin”, që në Turqi janë etiketuar si “Eskobarët e Evropës”, për shkak të sasive të mëdha të heroinës, që kanë trafikuar nga Turqia drejt vendeve evropiane, që kap vlerën e 14 miliardë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here