Google search engine
Home Rajoni Kosova Takimi me dyer të mbyllura në Gjermani, Deutsche Welle zbulon çfarë i...

Takimi me dyer të mbyllura në Gjermani, Deutsche Welle zbulon çfarë i tha Albin Kurti presidentit të Serbisë që u ndje nën presion

0
308

Në një shkrim të publikuar sot  DW, janë zbuluar disa detaje nga Konferenca për Sigurinë që zhvillua të premten në Mynih. Paneli i diskutimit ka qenë me dyer të mbyllura dhe ka pasur një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. 

Nga burime të DW-s është mësuar, se presidenti i Serbisë Vuçiç ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të Kurtit se “bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, sepse ajo paraqet vetëm ngarkesë për Serbinë.

Nga burime të informuara mirë po ashtu mësohet, se Vuçiq i ka kundërshtuar këto pohime me fjalët se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here