Nga pamjet e kapura me sateli nga Agjencia Europiane Hapësinore, një ajsberg me sipërfaqe 300 km katrorë u shkëput nga Antarktida, një fenomen që kërcënon të rrisë edhe më tej nivelin e deteve.
Masivi i akullit është pak a shumë i madh sa ishulli i Maltës. Ai u shpërbë me shpejtësi në copa më të vogla.
“Ishte një pamje tmerruese por edhe e bukur”, tha Mark Drinkwater, shefi i Divizionit të Misioneve Shkencore për CNN.
“Është e qartë që shkëputja vjen prej ndryshimeve klimatike, që kanë një impakt drastik tek akullnajat”.
Shkëputja e ajsbergëve është një proces natyral, Drinkwater e bëri të qartë që ritmi i shkrirjes në perëndim të Antarktidës është më i madh se kudo.








































