Google search engine
Home Aktualitet Grabitja me armë e argjendarisë 20 metra larg Drejtorisë së Policisë në...

Grabitja me armë e argjendarisë 20 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan, identifikohet autori (Shuma e vjedhur)

0
359

Policia ka identifikuar autorin e grabitjes të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Sipas policisë ai është A.B i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan ku nënë kërcënimin e armës, A.B ka marrë një sasi florinjsh si dhe disa para. Në ndjekje të këtij personi janë vënë forcat “Shqiponja” si dhe specialistët e hetimit të krimit.

Mësohet se argjendaria ndodhet vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Sipas të dhënave të para autori ka kërcënuar shitësen dhe ka grabitur një sasi bizhuterish me vlerë rreth 30 mijë euro.                       

Njoftimi i policisë:

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan,  vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një   agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe  dyshohet se  nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”,  Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku  falë reagimit  të shpejtë dhe profesional u bë e mundur  idetifikimi  i autorit dhe vijon puna  për  kapjen e tij.

Nê vendngjarje  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here