E ftuar në studion e Top Talk, gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha ka deklaruar se Operacionit Forca e Ligjit (OFL) nuk i mjafton koha 1-vjeçare për hetuar të gjithë personat që nuk justifikojnë do pasurinë. Sipas saj janë 770 të paraburgosur për drogë që duhet tu kontrollohet pasuria.
“Siç e dimë që prej nisjes së aksionit të OFl-së çdo ditë forcat e OFL-së kanë dalë në konferencë për shtyp dhe kanë publikuar së paku emrat e dy personave të dënuar për çështjet e një varg akuzash që janë objekt i këtij akti normativ.Deri më tani janë 15 subjekte me asete të ndryshme pasurore. Sa u takon pasurive vlen të përmenden emrat e Hajrajve që lidhen me çështjen e rrëmbimit të Jan Prengës.
Ka një aset pasuror që është resorti ‘Golden’ i sekuestruar. Ndërkohë që personazhet e tjerë do të ketë një diskutim mjaft të madh sa i takon faktit që është shumica e tyre janë hetuar për pasuritë e tyre dhe drejtësi ka folur një herë.Kështu që do të ketë një diskutim të thelluar dhe një përplasje shumë të madhe mes këtyre formularëve që OFL-ja kërkon të plotësohen dhe detajet të mëtejshme për sa kohë që ligji e thotë qartë që asgjë nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtin fakt.Vetëm sa i përket çështjeve të drogës OFL-së nuk i mjafton koha 1 vjeçare për të dërguar deklaratën nuk merrem me teknikat e tjera se çfarë i duhen prokurorëve për të hetuar sepse nuk mjafton vetëm deklarata e vetëdeklarimit, “deklaro çfarë pasurish ke” dhe ne pastaj i gjejmë. Ne e dimë që pa u marr pastaj me faktin se si u nis OFL-ja.”- tha Hoxha.








































