Google search engine
Home Aktualitet Çfarë ndodhi? Prokuroria e Elbasanit bën lëvizjen e fundit ndaj Suel Çelës

Çfarë ndodhi? Prokuroria e Elbasanit bën lëvizjen e fundit ndaj Suel Çelës

0
413

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Suel Çelën dhe Endri Copjen të akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.Ndërkohë ndaj Çelës është vendosur nga Gjykata masa  e sigurisë “Arrest me Burg” në  mungesë, pasi ai akoma ndodhet në arrati. Procedimi penal bën fjalë për ngjarjen e dates 23.04.2013 ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shtetasi Bledar Karaj.

Pas rifillimit të çështjes së pezulluar me datë 27.08.2018 ky procedim është hetuar nga Prokuroria Elbasan me bashkëpunim me policinë gjyqesore pranë drejtorisë task force në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit dhe në përfundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim shtetasit Marjus Lulaj alias (Suel Çela) dhe Endri Copja.

Mbi të  pandehurit rëndojnë akuzat për Heqje të paligjshme të lirisë në bashkëpumin dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake parashikuar nga nenet 110/2 e 278 te k.penal dhe Endri Copja për veprën penale të heqjes se paligjshme të lirisë në bashkëpunim parashikuar nga neni 110/2 I kodit penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here