Google search engine
Home Politike Zv/Ambasadori i OSBE: Shqiptarët të mos votojnë të korruptuarit dhe të lidhurit...

Zv/Ambasadori i OSBE: Shqiptarët të mos votojnë të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin, po na detyrojnë të bashkëpunojmë me ta

0
334

Zëvendës ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton u ka dhënë një mesazh të fortë politikanëve, në kuadër të paketës ligjore anti-KÇK. Në një intervistë televizive, Wilton tha se paketa në fjalë ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por thekson se do të jetë vazhdimisht në monitorim për mënyrën sesi zbatohet ligji. “Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtat e njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shumë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtat e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë. Është pozitive kur partitë ulen dhe flasin së bashku kundër korrupsionit zgjedhore. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai. Përpos politikanëve, ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton ka një mesazh për popullin shqiptar, duke e vendosur theksin tek vota e tyre dhe zgjedhja që kanë bërë. I vendosur dhe i ashpër, Wilton tha se është i detyruar të bashkëpunojë me zyrtarët që janë vendosur në postin e tyre nga vetë populli shqiptar, ndërsa shtoi se çdo gjë është në dorë të qytetarëve. “Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votojnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai. Ndërsa vlen të sjellim në vëmendje dhe ndihmën që OSBE ka sjellë në politikë, për të gjetur konsensusin për reformën zgjedhore, ndërkohë që ODIHR ka sjellë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Reforma zgjedhore, është një nga kushtet e Bundestagut gjerman, që hap derën e Bashkimit Europian dhe është e rëndësishme që të përfundojë para pranverës. Është e rëndësishme që kushtet e vendosura nga Bundestagu të plotësohen, në mënyrë që të mos refuzohen sërish nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Këtë pranverë është lënë takimi, që u shty në tetor, për marrjen e vendimit nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here