Diplomatja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me një tjetër ministër të qeverisë “Rama”, njofton ambasada amerikane në “Tëitter”.
Ambasadorja Kim është takuar me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e tregtisë mes SHBA dhe Shqipërisë, duke vënë theksin te nxitja e më shumë mundësive për të dyja vendet.
“Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind, gjatë takimit të saj sot me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA & Shqipërisë & nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.