Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka folur për herë të parë për lajmet e shpërndara nga disa media, pak muaj më parë, të cilat aludonin për një lidhje intime mes tij dhe zv.ministres së Brendshme, Romina Kuko.
Soreca ka thënë mbrëmjen e sotme se nuk ka reaguar ndaj atij lajmi të rremë sepse sipas tij ajo ishte një shpifje e shpërndarë qëllimisht.
“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër”, u shpreh Soreca.