Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, ndodhet me pushime në një vend përrallorë, në Islandë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjatë gjithë kohës ka postuar foto nga pushimet.

Po t’i hidhni një sy postimeve të saj, ajo ka çmendur ‘Instagram-in’ me disa foto nga ‘Laguna Blu’ në Islandë. Këngëtarja ka lënë fotot të flasin vetë, ndërsa kolegët e fansat e saj janë çmendur nga këto poza, duke e komplimentuar pafund Elvanën.

Ajo ende nuk e ka treguar titullin e projektit të saj të fundit dhe s’ka bërë të ditur asnjë datë publikimi.











































