Google search engine
Home Politike Presidenti Meta dekreton ligjin për amnistinë, ja sa të burgosur do të...

Presidenti Meta dekreton ligjin për amnistinë, ja sa të burgosur do të fitojnë lirinë

0
366

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. 175 të burgosur do të fitojnë lirinë.

Konkretisht ligjet e dekretuara janë:

1. Ligji nr. 5/2020 “Për dhënie amnistie”;

2. Ligji nr. 6/2020 “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”;

3. Ligji nr. 7/2020 “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”;

4. Ligji nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”;

5. Ligji nr. 9/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”;

6. Ligji nr. 10/2020 “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here