Këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar me videoklip këngën më të re, atë me titull “Çdo ditë një Shën Valentin“, pikërisht sot, më 14 shkurt. Këngëtari shumë i dashur për të gjithë ka vendosur që promovimin e këngës ta sjellë në ditën e të dashuruave.
Ai padyshim këngën e ka shkruar për dashurinë e tij me Miriamin, duke treguar se me të secila ditë është e mbushur me dashuri.
Skenderaj njihet për këngët romantike që publikon në këtë ditë simbolike të dashurisë. Nga video duket që çdo detaij është e menduar dhe e realizuar në perfeksion.









































