Ditën e djeshme, zv. ministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi dha dorëheqjen dje pasi më herët kishte firmosur zgjatjen e kontratës për gruan e Gjin Gjonit, lidhur me dyqanet ‘Duty Free” në Rinas.
Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.
Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se ‘qeveria dje bëri të paguhet shthurja e mendjelehtësia në administratë’, referuar kështu, me gjasë zv.ministrit Haxhi. Braçe publikon edhe foton e gjyqtarit të Tiranës Avni Sejdi, i cili tri ditë më parë i dha të drejtën e dyqaneve pikërisht çiftit Gjoni pavarësisht ‘presionit amerikan’.










































