Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në një fshat të Bulqizës, ku humbi jetën nëna bashkë me dy fëmijët, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë.
Janë zbardhur detaje të reja, pasi fillimisht u raportua si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, tashmë dyshohet që shkaktar për këtë të jetë helmimi nga ushqimi.
Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës, ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.
“Bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës. Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore”, ka thënë mjeku i zonës.









































