Google search engine
Home Politike Bashkim Fino i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Lulzim Bashës: Nëse PD e...

Bashkim Fino i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Lulzim Bashës: Nëse PD e pranon, ne bëjmë korrigjime

0
329

Udhëheqësi i reformës territoriale, Bashkim Fino thotë se reforma nuk ka dështuar siç Lulzim Basha pretendon, por ajo është reforma më historike e viteve të fundit.

“Unë mendoj se kjo ishte reforma më historike dhe më e mirë që është bërë për shqiptarët këto vitet e fundit. Është një reformë që do t’i rezistojë kohës”, shprehet Fino për A2.

Fino shprehet se duhet të ndiqet praktika e brendshme e socialistëve për menaxhimin territorial të ndarjes në 4 rajone.

 “Nuk mendoj se duhet marrë ndonjë nismë në këto momente dhe ne nuk kemi ndonjë nxitim për të bërë pa qenë edhe opozita. Edhe atëherë, kjo reformë e ka marrë aprovimin e opozitës në mënyrë indirekte për të bërë reformën territoriale”, thekson Fino.

Fino i thotë Bashës, se nëse kërkon rishikim të bashkive kjo do të shkojë krah për krah me idenë e rajoneve.

“Unë do t’i thosha Bashës të na tregojë dështimin e reformës, të na tregojë dështimin e të gjitha bashkive”, thotë Fino.

Reforma administrative territorial u miratua në vitin 2014 me votat e PS, LSI dhe PDIU, ndërkohë që demokratët e braktisën komisionin e posaçëm parlamentar që drejtohej nga Fino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here