Google search engine
Home Politike Drejtesi Vettingu kalon në sitë Thoma Janon, ja çfarë deklaroi si pasuri para...

Vettingu kalon në sitë Thoma Janon, ja çfarë deklaroi si pasuri para komisionit zv.Prokurori i Përgjithshëm

0
384

Zëvëndësi i kryeprokurorit, Olsian Çela në Prokurorinë e Përgjithshme, Thoma Jano ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të zhvilluar seancën e tij dëgjimore.

Janos do të hetohet nga KPK-ja në 3 komponentët e rivlerësimit të Vettingut, të cilat janë pasuria, aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës.

Sipas KPK-së, gjendja e llogarisë rrjedhëse të Janos përputhet me të ardhurat, ndërsa kursimet kapin vlerën e 850 mijë lekëve. Gjithshtu ka edhe detyrime financiare për kredinë e marrë për blerjen e një sipërfaqeje banimi 130 m2 në vlerën 5 milionë lekë për të cilën ka një afat 25 vjeçar për ta shlyer. KPK konstaton se banka konfirmon dhënien e huasë dhe se për momentin nuk ka problematikë për detyrimin e mbetur nga ana e subjektit.

Prokurori gjithashtu ka edhe një makinë tip ‘Benz’ që i ka kushtuar 400 mijë lekë të reja. Si të ardhura, Jano ka deklaruar pagën e tij dhe të bashkëshortes, për të shtuar më pas atë të djalit dhe të vajzës, e cila ushtronte profesionin e pedagoges në Universitetin e falimentuar “Kristal”.

Thoma Jano është zgjedhur zëvëndësi i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës më 30 dhjetor të vitit të shkuar. Ai ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi. Pas ’97 u emërua në Prokurorinë e Tiranës, për t’u emëruar më pas nga Fatos Nano si zv.ministër të Rendit Publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here