Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Elbasan/Terrorizon lagjen, dhunon fqinjët dhe...

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Elbasan/Terrorizon lagjen, dhunon fqinjët dhe i kërcënon se do i qëllojë me armë, kush është personi që ngriti alarmin?

0
299

Një tjetër ngjarje e rëndë pas asaj të Shkodrës u shënua ditën e sotme në Elbasan. Sipas burimeve bëhet me dije se një person me probleme të shëndetit mendor ka terrorizuar për disa minuta fqinjët e tij, duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Shushicë të Elbasanit rreth orës 15:00. Burime jo zyrtare raportuan për “BalkanWeb” se personi me probleme mendore ka ushtruar dhunë ndaj disa prej fqinjëve pas një konflikti banal.

Situata për pak sa nuk ka dalë jashtë kontrollit pasi ky person personi ka kërcënuar se do qëllonte me armë ndaj tyre. Ndërkohë është njoftuar policia për incidentin e dhunshëm dhe është bërë shoqërimi i tij për në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here