Google search engine
Home Aktualitet Vjen goditja e fortë nga SPAK dhe Antimafia italiane, Anila Hoxha jep...

Vjen goditja e fortë nga SPAK dhe Antimafia italiane, Anila Hoxha jep detajet: Sekuestrohet prona bosit të fuqishëm mafioz (Emri)

0
328

Prokuroria e Posaçme SPAK, gjatë ditës së sotme ka patur një hetim sa i takon çështjeve të pasurive të krimit të organizuar.

Ky është një hetim dypalësh mes SPAK dhe Antimafias italiane, ku është vendosur sekuestrimi në pasuritë e një shtetasi italian i moshës 44 vjeç , i cili është kapur një vit më parë në qytetin e Durrësit dhe konsiderohet si kreu i një klani mafioz në bari.

Anila Hoxha mëson se bëhet fjalë për shtetasin Giovanni di Cosimo, i arrestuar dhe i ekstraduar drejt Italisë , por nga hetimi financiar i kryer nga SPAK ka rezultuar se ky shtetas teksa i fshihej drejtësisë italiane në Shqipëri ka ushtruar dhe ka investuar në pasuri dhe konkretisht  është vendosur sekuestrimi për një  fabrikë në qytetin e Durrësit , për disa toka dhe automjete , të cilat konsiderohen si pasuri të këtij individi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here