“Vëllai ynë Genti, do t’i shpallin para gjithë botës”/ Pas takimit ‘kokë më kokë’ me Cakajn, ministri turk jep lajmin e mirë për shqiptarët: Natyra s’kurseu as Turqinë!

0
309

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj  ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, pas takimit ‘kokë më kokë’ dolën në një konferencë për mediat ku deklaruan se në të ardhmen të dyja vendet do të shtojnë bashkëpunimin.

Në konferencën për shtyp Cakaj ka falenderuar Turqinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë veçanërisht për tërmetin e 26 nëntorit, ndërkaq ka thënë se “Natyra, nuk kurseu as Turqinë”, duke iu referuar këtu tërmetit të fundit dhe viktimave të ortekëve të borës që goditën vendin fqinj.

“Mbështetja ndaj Shqipërisë do të vlerësohet dhe mbahet mend gjatë. Por natyra nuk kurseu as Turqinë. Ngushëllime për jetët e humbura nga tërmeti dhe orteku në Turqi dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve.

Me ministrin diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në parimet e fqinjësisë së mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit ekonomik. Në këtë drejtim (për BE) dua të falenderoj mbështetjen e Truqisë për Kosovën. Sa i përket bashkëpunimit shumë palësh do të jetë më i fortë në të ardhmen.

Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike por edhe të mirë-vendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO.

Këto 2 paltforma janë të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal, në funksion të përmirësimin të jetesës së qytetarëve. Para shumë vitesh ushtarakët tonë kanë shërbyer krah për krah në Avganistan…”, ka thënë Cakaj ndër të tjera.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm turk ndërsa ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ka dhënë lajmin e mirë se Turqia do të ndërtojë 500 njësi banimi në Shqipëri. Ndërkaq ai ka thënë se këto ndihma do ti shpallin para gjithë Evropës dhe botës në konferencën e donatorëve. Më tej Cavusoglu ka folur për firmat turke që operojnë në vendin tonë për të cilat ka thënë se ka disa probleme të cilat pas Cakajt do t’ja shprehë dhe kryeministrit Rama.

“Shprehëm vullentin tonë të përbashkët për të shtjelluar më tej marrëdhëniet tonë. Shpreh ngushëllime për familjet që humbën të afërmit në tërmetin e 26 nëntorit.

Ne do të ndërtojmë 500 njësi banimi në Shqipëri. Në fund të këtij muaji do të fillojë ndërtimi i banesave. Edhe në takimin e donatorëve do të marrë pjesë zv.ministri i jashtëm turk dhe ne do ti shpallin ndihmat tona para gjithë Evropës dhe botës. Siç tha edhe vëllai ynë Genti…

Edhe në luftën kundër terrorit do ta konkretizojmë punën tonë. Gjithmonë e më shumë forcohen marrëdhëniet me Shqipërinë.

Shifra e mbledhur është rreth 600 dollarë, synojmë të rritet dhe më shumë. Shumë firma tonat kanë bërë investime në Shqipëri dhe kontribuojmë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ka disa probleme me bizneset, ia theksova sot vëllait tim Genti këto probleme do t’ja shpreh edhe kryeministrit Rama. Duhet të gjejmë nje zgjidhje. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë zhvillim dhe bashkëpunim mes 2 vendeve.  Do jemi në bashkëpunim të ngushtë me një vend vëlla si Shqipëria”, ka thënë ministri turk.

Takimi mes dy ministrave kishte në fokus diskutime në fusha me interes të përbashkët, si: avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes dy vendeve, rëndësia e përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit rajonal dhe thellimi i ndërveprimit në organizata shumëpalëshe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here