Google search engine
Home Aktualitet U tha se Ilda Bejleri aksidentoi me makinë 64-vjeçaren, reagon Policia e...

U tha se Ilda Bejleri aksidentoi me makinë 64-vjeçaren, reagon Policia e Tiranës

0
473

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku si pasojë është plagosur një grua 63-vjeç.

Blutë e kryeqytetit thonë se “në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

“Dritare.net” shkroi e para se makina që e ka përplasur i përket moderatores, Ilda Bejleri, por nuk dihet nëse ishte ajo duke e drejtuar mjetin.

Sipas burimeve të tyre thuhet se Ilda është larguar pas aksidentin me makinën tip “BMW X5”. Kanë qenë makinat e tjera ato që i kanë dhënë ndihmën e parë 64-vjeçares.

Lajmi ka bërë bujë në media dhe pas kësaj, moderatorja e sportit ka reaguar për “Iconstyle.al” duke e mohuar lajmin.

Ajo thotë se është totalisht i rremë dhe në këtë mënyrë i hedh poshtë të gjitha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here