Google search engine
Home Aktualitet Shkëmbin zjarri mes dy makinave në lëvizje në qendër të Shkodrës, policia...

Shkëmbin zjarri mes dy makinave në lëvizje në qendër të Shkodrës, policia identifikon autorët (DETAJE)

0
399

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër mesditën e sotme. Mësohet se nuk ka mbetur asnjë plagosur ndërsa të shtënat kanë ardhur nga dy makina drejt njëra- tjetrës, një ‘Benz-i’ dhe një fuoristradë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë në lagjen ‘Parrucë’ të qytetit veriperëndimor. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e të shtënave me armë. Po ashtu mësohet se Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Sipas News24 në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë pasi automjetet ishin në lëvizje.

Vetëm një javë më parë dy grupe u përplasën me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës teksa mbeti e plagosur një kalimtare e rastit, Liljana Jeremia. Arjan Rexha, Riad Xheladini si dhe Ension Buraku kishin shkuar për të qëlluar Mesad Metën, por ky i fundit iu kundërpërgjigj po me zjarr. Konflikti kishte zanafillën në prishjen e pazareve të drogës dhe Mesad Metës i kishte ndodhur po e njëjta gjë edhe në Gjermani. Nga të shtënat u dëmtua dhe automjeti i Mesad Metës me targa gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here