Zbardhet përplasja me armë në Shkodër. Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar.
Mësohet se kanë qenë tre persona të përfshirë në ngjarje, që sipas raportimeve të deritanishme dyshohet se ka nisur pas një konflikti të çastit.
Të arrestuarit janë Gledis Ustabeqiri dhe Hygert Muçaj, përkatësisht 26 dhe 32-vjeç, të cilët dyshohet se u konfliktuan me Taulant Ahmetin dhe hapën zjarr duke qëlluar në ajër. Ky i fundit është shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga uniformat blu.








































