Ishte denoncuar edhe më parë nga një emision investigativ, KPK i bën surprizën e ‘hidhur’ prokurorit të Tiranës, Adnand Xhelili

0
329

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës Adnand Xhelili.

Mësohet se ai ka pasur probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Kujtjmë që emri i Xhelilit, është lakuar kohë më parë në një prej emisioneve investigative, i cili denoncoi   sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Qytetarja i bën me dije një notereje se ka bërë kallëzim, por nuk është thirrur nga prokurori Adnan Xhelili. Noterja e pranon se e ka shok, ndërsa i thotë se e ka takuar prokurorin dhe se i ka thënë se në denoncim e kishte prekur edhe atë (noteren).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here