Senati italian dha “ok” për procesin gjyqësor ndaj Matteo Salvini-t, i akuzuar për sekuestrim personash, pasi ndaloi për disa ditë zbarkimin e 131 emigrantëve që u shpëtuan në Mesdhe nga anija e Rojes Bregdetare “Gregoretti”, vitin e kaluar.
Vendimi ende nuk është përfundimtar, pasi votimi është i hapur deri në orët e mbrëmjes. Nëse jepet “ok” i plotë, ish-ministri i Brendshëm italian rrezikon 15 vite burg.
Salvini kishte refuzuar të lejonte emigrantët e shpëtuar të zbrisnin nga anija e Rojes Bregdetare, ku ata qëndruan për një javë, në kushte të vështira, derisa u arrit një marrëveshje me shtete të tjera europiane për t’i pritur ata.
Një gjykatë në Katania e akuzoi Salvini-n për abuzim me pushtetin për bllokimin dhe ndalimin e paligjshëm të tyre. Salvini tha se ishte betuar në Kushtetutë për mbrojtjen e vendit dhe nëse i jepet mundësia do ta bëjë sërish.








































