I vunë flakën makinës së shefit të krimeve në Elbasan, dy persona ‘fundosen’ nga ‘Zjarri i natës’

0
424

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni të koduar “Zjarri i Natës” ka zbardhur dy ngjarje të rënda, që kanë të bëjnë me djegien e automjeteve të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit në Bradashesh, dhe atij të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Elbasan, Edvin Gjyli.

Drejtoria e Elbasanit, falë një pune të mirë organizuar hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët janë Gerti Hysenbelli dhe Brikin Rusta, banorë në Elbasan.

Ndaj këtyre dy personave është lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria e Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here